Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman janë bërë prindër që para një muaji, por fansat dhe mediat nuk kishin patur mundësi të dinin më shumë se kaq.
Almeda kishte zgjedhur që ditët e para si nënë t’i kalontë në qetësi dhe larg syrit të publikut, shkruan GazetaShneta.
Por dje, modelja shqiptare ka thyer heshtjen duke publikuar në profilin e saj në Instagram një foto shumë të bukur.
Aty duket së është në ambient spitali, duke mbajtur djalin në dorë dhe e përqafuar nga bashkëshorti i saj./GazetaShneta/