Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë rezultatet preliminare të zgjedhjeve, pas fitores flet Albin Kurti

Lajme 07/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar afër 97 për qind të votave nga zgjedhjet e mbajtura dje për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 25.69 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e dyta me 25.00 për qind, shkruan Gazeta Shneta.

Partia Demokratike e Kosovës është në veandin e tretë me 21.12 për qind dhe koalicioni AAK/PSD në pozitën e katërt me 11.59 për qind. Koalicioni NISMA/AKR/PD aktualisht gjenden nën pragun e 5 përqindëshit me 4.9.

Ndërkohë fituesi i këtyre zgjedhjeve Albin Kurti i është drejtuar sot qytetarëve me një mesazh falënderues. “Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm”, ka shkruar Kurti.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi në repartin e gjinekologjisë në Pejë
Artikulli i rradhës ‘Zhduket’ ish-ministri Ismaili pas humbjes së PDK-së dhe fitores së VV-së

Ju sugjerojmë

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

15/06/2026 Lajme

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

15/06/2026 Lajme

Ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

15/06/2026 Lajme

Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKShPK-ja bën thirrje për vaksinim

15/06/2026 Lajme

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

15/06/2026 Lajme

31 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës, mbi 2800 vizita specialistike

15/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.