Në repartin gjinekologjik në Spitalin e Pejës gjatë ditëve të vikendit kanë ardhur në jetë 22 bebe.
Ky spital ka njoftuar se nga 22 lindje, 19 kanë qenë normale ndërsa tri me operacion cezarian. Nënat kanë lindur 10 djem dhe 12 vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq në këtë spital 813 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit, dhe 61 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 394 pacientë që në total kanë bërë 4,889 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Gazeta Shneta/