Problemi i autizmit mbetet një faktor që shqetëson shumë nëna, por shkaqet e tij ende janë të paqarta.
Megjithatë sipas një studimi të realizuar së fundmi njoftohet se autizmi është i lidhur me alergjinë që mund të keni në ndonjë ushqim. Në këtë studim morën pjesë rreth 200,000 fëmijë dhe ata kishin më shumë gjasë që të prekeshin nga autizmi për shkak të një intolerance ndaj ushqimit siç përcjell Klan Kosova.
Pra, autizmi ndërlidhet me mosfunksionimin e sistemit imunitar duke ardhur si pasojë e keq ushqyerjes apo të alergjive ndaj ushqimeve.
Ky shihet të jetë një nga studimet e rralla që kanë të bëjnë me alergjitë ushqimore, përveq reaksioneve të lëkurës dhe asaj të frymëmarrjes. Kështu forcohet lidhja ndërmjet mënyrës së të ushqyerit dhe rrezikut nga autizmi.