Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë shenjat që jeni duke zbatuar një dietë të gabuar

Jetë 15/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si ta kuptojmë që pikërisht dieta jonë është ajo e gabuara? Lexojini me vëmendje këto pyetje-përgjigje. Nëse pjesa më e madhe e tyre janë të sakta, ndërpriteni menjëherë dietën tuaj.

Për të evituar dietat e gabuara, Këshilli Dietik Amerikan ka bërë një studim për të njohur dietat e rrezikshme. Për të kuptuar që jeni duke ndjekur një regjim dietik të gabuar, që mund të rezultojë pikërisht i rrezikshëm për shëndetin tuaj, nënshtrojuni disa pyetjeve, shkruan Living.

-Dieta juaj është shumë ndëshkuese?

Për t’u dobësuar duhet disiplinë, por një dietë që redukton së tepërmi racionet dhe eliminon shumë lloje ushqimesh, nuk shërben për asgjë. Nëse ha për një javë rresht një lloj kategorie ushqimi, natyrshëm të vjen dëshira ta ndërpresësh dietën.

Dietat e forta mund të rrezikojnë ekuilibrin psikologjik. Është shumë e rëndësishme të mësosh të hash mirë në vend që të reduktosh në maksimum racionet dhe larminë e ushqimeve.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

-Eliminoni bukën dhe makaronat (Pasta)

Nëse dieta juaj kërkon që të eliminoni një grup ushqimesh ose më keq akoma, të hiqni ushqyes si karbohidratet ose proteinat, lëreni fare. Trupi juaj ka nevojë për të gjitha që të funksionojë mirë. Mjafton që porcioni të jetë në ekuilibër 55 % karbohidrate, 30 % yndyrë, 15 % proteina. Pra, hajini të gjitha, por nga pak.

Zbuloni rreziqet e një diete hiperproteinike (me shumë proteina)

-Dieta kërkon të modifikoni në mënyrë drastike ritualet tuaja. Nëse jeni mësuar të hani një mëngjes të pasur (zakon i mirë ky) dhe dieta ju imponon të pini vetëm një lëng frutash, kujdes: rrezikoni ta braktisni në një kohë të shkurtër.

Nuk mund të ndryshoni menjëherë ritualin tuaj të të ushqyerit. Më mirë ta filloni hap pas hapi, si për shembull të reduktoni racionet, kohën e të ndenjurit pa ngrënë, ngrënien e ushqimeve me shumë kripë dhe ato të konservuara. Nëse dieta është drastike që në fillim trupi vë në lëvizje një mekanizëm mbrojtës dhe djeg gjithmonë e më pak. Kështu, paradoksalisht rezultati mund të jetë e kundërta e asaj që dëshironi.

Dieta të merr shumë kohë në kuzhinë.

Lërini menytë që kërkojnë shumë kohë për t’u përgatitur, kanë përbërës të komplikuar dhe të vështirë për t’u gjetur… sepse do të lodheni shpejt.

Dieta juaj parashikon ushqime të gatshme.

Dietat që parashikojnë ushqime të gatshme ose pije që zëvendësojnë vaktet… Mos harroni që në fund të fundit dietat janë “të mësosh të hash dhe të gatuash në mënyrë të shëndetshme”. Hiqni dorë edhe nga dietat shumë “të thjeshta”, si për shembull të detyroheni të hani vetëm krudo. Pyetja e pyetjes: Dieta premton mrekulli.

Nëse dieta ju tundon me premtimin që do të humbisni tre kg në javë, kujdes: të humbasësh më shumë se një kg në javë është e rrezikshme, sepse rrezikon t’i marrësh përsëri kilet e humbura. Mos harroni që për t’u dobësuar dhe për të qenë në formë është shumë e rëndësishme të ushtrohesh fizikisht. Filloni të përdorni shkallët në vend të ashensorit dhe alternojeni këtë me 30 minuta ecje në ditë.

Dhe mos harroni rregullin numër një:  Dieta duhet të jetë e ekuilibruar! Në rast se keni dyshime, kërkoni këshillën e mjekut dhe të dietologut.

Artikulli paraprakJa pse gratë në periudhën e menopauzës rrezikohen nga kanceri i gjirit
Artikulli i rradhës Pse iu shfaqen foshnjave këto njolla në lëkurë, çfarë sëmundje është

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.