Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse iu shfaqen foshnjave këto njolla në lëkurë, çfarë sëmundje është

Jetë 15/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju ka ndodhur të vini re në lëkurën e fëmijës suaj disa njolla të kuqe, të cilat ngjajnë me shenjat e irritimit pas kontaktit me gjethet e hithrës?

Ky irritim është shumë i përhapur tek të porsalindurit dhe njihet me termin mjekësor sudamina. Sudamina është një patologji dermike që krijohet si pasojë e prodhimit të tepërt të djersës në zonat delikate të lëkurës së fëmijës si: veshët, kraharori, shpatullat, qafa dhe fytyra.

Shpeshherë prindërit e ngatërrojnë sudaminën me dermatitin atopik (rrjebullën), kur në të vërtetë bëhët fjalë për dy sëmundje të lëkurës të ndryshme nga njëra-tjetra. Sudamina krijohet si pasojë e djersitjes së tepërt që nuk avullon, por përthithet nga lëkura. Veshja e papërshtatshme e foshnjes krahasuar me temperaturën e ambientit ku ndodhet është një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sudaminës.

Por jo vetëm, ajrosja jo e mirë e dhomës ku qëndron foshnja ndikon po ashtu në shfaqjen e pikave të kuqe në lëkurën e tij. Siç e thamë edhe më lart, sudamina ka ngjashmëri me dermatitin atopik (rrjebullën) dhe jo çdo prind është i përgatitur para një situate të tillë.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Disa nga shenjat më karakteristike të sudaminës janë: lëkura e të porsalindurit është e ashpër dhe e skuqur, pikat e kuqe kur inflamohen marrin formën e flluskave , foshnja shfaq temperature të lartë dhe provon ndjesinë e kruajtjes. Për këtë arsye duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me mënyrën se si vishni fëmijën.

Përpiquni të mos e shndërroni në ”një thes” duke veshur me shumë rroba, zgjidhni kryesisht materiale pambuku dhe evitoni përdorimin e veshjeve sintetike. Në mënyrë kategorike këto të fundit nuk duhet të bien në kontakt të drejtpërdejtë me lëkurën. Kini kujdes me detergjentët dhe solucionet zbutëse të veshjeve të fëmijës, mundohuni të zgjidhni produkte me sa më pak përmbajtje kimike.

Është e rëndësishme që lëkura e fëmijës të ajroset, për këtë arsye duhet ta lini për disa minuta në ditë zhveshur. Kur foshnja shfaq shenjat e mësipërme të sudaminës, i duhet kushtuar shumë rëndësi larjes së tij.

Lajeni vetëm me ujë dhe masazhoni lëkurën me vajëra bimorë. Një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe ajrosja e shtëpisë, mundohuni ta ajrosni sa më shpesh dhe të evitoni aromatizuesit e rëndë.

Artikulli paraprakKëto janë shenjat që jeni duke zbatuar një dietë të gabuar
Artikulli i rradhës Ky ishte sekreti i fustanit të famshëm që ndryshonte ngjyrën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.