Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë super-bakteret që kanë vënë në alarm mjekësinë

Jetë 01/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, që janë ndër më të rrezikshmit për shëndetin e njeriut.

Në krye të listës janë bakteret më të rrezikshme, si E. coli, që mund të shkaktojnë infeksione tek qarkullimi i gjakut dhe pneumoni tek pacientët. Lista do të diskutohet gjatë takimit G20 që do të zhvillohet këtë pranverë në Gjermani.

Qëllimi është që të nxiten zyrtarë nga e gjithë bota që të investojnë për gjetjen e antibiotikëve të rinj për luftimin e infeksioneve të vështira për t’u trajtuar, përcjell Gazeta Shëndeti.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme.

Dr. Marie-Paule Kieny, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se rezistenca ndaj antibiotikëve po arrin në shkallë alarmante.

“Po dalin jashtë funksionit opsionet për trajtimin e baktereve. Nëse i imponojmë vetëm kompanitë farmaceutike, antibiotikët e rinj që na duhen urgjentisht nuk do të zhvillohen në kohë”.

OBSH thotë se ka rrezik që kompanitë farmaceutike të zhvillojnë vetëm trajtime që janë më të lehta për t’u bërë dhe më fitimprurëse.

Fokusi duhet të jetë tek testet klinike, thotë OBSH.

Turbekulozi nuk është përfshirë në listë duke qenë se janë vënë tashmë në prioritet trajtimet e reja për këtë infeksion.

Ekspertët e kanë përpiluar këtë listë duke u fokusuar tek nivelet aktuale të rezistencës ndaj ilaçeve, normave globale të vdekshmërisë, përhapjes së infeksioneve në komunitet dhe sëmundjeve që shkaktojnë.

Kritik

Acinetobacter baumannii – mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe gjak.

Pseudomonas aeruginosa – mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe gjak.

Enterobacteriaceae, si bakteret Klebsiella, E. coli, Serratia dhe Proteus – mund të shkaktojnë infeksione të rënda në gjoks, gjak dhe urinë.

Prioritet i lartë

‘Enterococcus faecium’ (rezistent ndaj vancomicin) – mund të shkaktojë dëmtime të rënda dhe infeksione të gjakut.

Staphylococcus aureus (rezistent ndaj meticilinës dhe vancomicinës) – mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks, gjak dhe urinë.

Helikobakter pylori – infeksion i lidhur me ulcerën në stomak

Campylobacter spp. – mund të shkaktojë sëmundje të diarresë dhe infeksione në qarkullimin e gjakut.

Salmonellae – mund të shkaktojë sëmundje të diarresë dhe helmim të gjakut.

Gonorrea Neisseria – një infeksion i transmetuar seksualisht që mund të shkaktojë interfertilitet dhe, në raste të rralla, mund të përhapet në gjak dhe gjymtyrë.

Prioritet i mesëm

Pneumonia streptokokus (rezistencë ndaj penicilinës) mund të shkaktojë infeksione të rënda të gjoksit dhe meningjit, si dhe helmim të gjakut.

Haemofilus influenzae (rezistent ndaj ampicilinës) mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe meningjit, si dhe helmim të gjakut dhe infeksione të lëkurës dhe në gjymtyrë.

Shigella spp. – një sëmundje e diarresë që mund të shkaktojë komplikacione serioze, si p.sh. mosfunksionim të veshkave.

Artikulli paraprakPajisjet që ju ndihmojnë të bëheni të bukura
Artikulli i rradhës Flini më shumë se 9 orë? Kjo mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rëndë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.