Pajisjet që ju ndihmojnë të bëheni të bukura

2017-03-01 në ora 11:37

Që nga piastra për flokët dhe truku i përhershëm, deri tek teknologjia laser në dekadat e fundit, femra dhe mirëqënia e saj janë protagonistë të shumë shpikjeve që kanë kontribuar për ta bërë më të thjeshtë kurën e bukurisë.

Ideja që një person ka për trupin ndikon në mënyrë të dukshme në sferën psikologjike dhe kjo vlen në mënyrë të veçantë për gjininë femër.

Ja disa prej këtyre pajisjeve të shpikura ndër vite:

Piastra për flokët
Versioni i parë i saj ka qënë në 1906 kur Simon Monroe krijoi një pajisje me shtatë dhëmbë metalike që krihnin flokët duke i shtrirë. Por sot ka evoluar shumë dhe është një pajisje elektroshtëpiake që shërben për të modifikuar strukturën e flokëve nëpërmjet nxehtësisë.

Brisku për femrat
Brisku i parë i rojës është prodhuar më 1895, por versioni i parë për femra ka dalë më 1915. Më 1928 prodhuesi amerikan Col. Jacob Schick ka krijuar briskun e parë elektrik.

Tharëse e flokëve
Versioni i parë i saj u shpik më 1920 në Racine, Uiskonsin. Idea fillestare ka qënë bashkimii ajrit që dilte nga fshesa që thith pluhrat me një motor frulatori. Tharëset e para ishin të rëndë dhe pak të menaxhueshëm, por ishte pa dyshim i nevojshëm. Ishin kaq të çmuar saqë kanë qënë objekt studimi për të arritur në modelet aktuale.

Solari
Në fillim llampat me rreze ultraviolet përdoreshin për qëllime mjekësore, por në vitet ’70 filluan të shfrytëzohen për të krijuar modele të nxira nga rrezet, për qëllime tërësisht estetike. “Shtretërit” solarë filluan të përdoren në masë në institutet e bukurisë dhe duke nisur nga vitet ’90 ka pasur një lulëzim të vërtetë të tyre.

Testi i shtatzënisë
Janë dashur mjaft studime e shumë tentativa, por sot testet janë të besueshëm dhe të shpejtë. Në vitet ’80 u shfaqën testet e para të drejt për drejta, ndërsa në vitet ’90 u futën ato me enzima indikatore. Tashmë janë dhe me ekran dixhital dhe mund të përdoren që nga dita e parë që kaloni nga cikli menstrual.

Depilatori elektrik
Në treg doli më 1986, një aparat i vogël që heq menjëherë qimet, deri në rrënjë. Depilimi mekanik bëhej edhe me dorë, me piskatore apo me një fill peri, por është një lëvizje mjaft e ndërlikuar.

Truku i përhershëm
Është zgjidhja ideale për ato që duan gjithmonë një truk perfekt, por nuk kanë kohë dhe dëshirë ta bëjnë çdo ditë. Bëhet fjalë për një teknikë pigmentimi të lëkurës, deri në tatuazh. Kjo bëhet duke vendosur minerale mikropigmente në pjesën sipërfaqësore me një age të montuar në një aparat.