Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

Lajme 24/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për qiradhënie për sipërfaqen prej 99715 metër katrorë nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1685079 metër katrorë, sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, Zona Kadastrale, Seqisht, Komuna Hani i Elezit.

– Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej: 1,150,000.00 €, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nën programi Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale, nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 4 (katër), projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

– Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 1,050,000.00 €, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nën programi Administrata Qendrore, kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”,  në 4 (katër) projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

– Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

– Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim, të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

– Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej 350,000.00 € (treqind e pesëdhjetë mijë euro), në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nën programi Administrata Qendrore, nga kategoria e investimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi për Zhvillim Rajonal”, në tetë (8) projekte të investimit kapital në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitzës në rrugën: Hani i Elezit-Gorancë, Zona Kdadastrale: Rezhancë, Komuna e Hanit të Elezit.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjonaj, Komuna e Prizrenit.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 200,000.00 € (dyqind mijë euro), për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

– Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 12,513.00 € (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor.

– Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”lnfrakos” Sh.A., në këtë përbërje:

  1. Getuar Zogu, kryesues;
  2. Detrina Alishani Sopi, anëtare;
  3. Fjolla Gashi, anëtare;
  4. Genc Hundozi, anëtar.

– Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 44,004.22 € (dyzet e katër mijë e katër euro e njëzet e dy centë) për Komunën e Shtimes, për përfundimin e projektit ‘Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Shtime, përmes Klauzolës së Investimeve.

– Ndarë mjete buxhetore në shumën prej 3,000,000.00 € (tre milionë euro) për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Artikulli paraprakShtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël
Artikulli i rradhës Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Ju sugjerojmë

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme

Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të Borit

24/06/2026 Lajme

Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.