Lëkura më e errët mund të ndikojë direkt në shëndetin tuaj, por ky problem gjatë shtatzënisë është e paraqitur në të shumtën e rasteve.
Vlerësohet që 70 për qind e grave kanë këtë errësim të lëkurës, që ndryshe quhet edhe kloazmë.
E ashtuquajtura “maskë gjatë shtatzënisë” paraqitet si shkak i prodhimit të shtuar të melaninës në organizëm. Melanina është substancë e parrezikshme, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe irisit të syrit.
Edhe pse kjo nuk paraqet ndonjë “siklet” gjatë shtatzënisë, shumë gra janë të shqetësuara për këtë.
Por, mos u brengosni, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti./bebaime/