Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto veprime ua fusin frikën në palcë të posalindurve

Jetë 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë herë ndodhë që prindërit dhe familjarët t’i bëjnë këto veprime apo gabim, pa dijeninë se janë duke ua futur frikën në palcë foshnjave të posalindura.

E më e rëndësishmja për të ditur në këtë rast, është se bebet kanë frikë se jeta e tyre mund të jetë në rrezik.

Cilat janë ato gjëra që e frikësojnë së tepërmi një bebe?

Të porsalindurit kanë frikë nga të panjohurit. Ata pas lindjes fillojnë të krijojnë një marrëdhënie të fortë me nënën e tyre, dhe për ta, pothuajse të gjithë personat e tjerë janë të huaj. Kjo është arsyeja pse bebet e vogla struken në krahët e nënës ndërsa dikush shkon pranë tyre.

Në këtë rast ju si prindër duhet të siguroni fëmijën se nëna dhe babai janë atje dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Këtë do ta bëni duke i dhënë dashuri si edhe duke mos e sforcuar të pranojë gjërat që nuk i do pranë.

Bebet kanë frikë nga zhurmat e forta dhe të papritura. Duke qënë se nuk e njohin një zhurmë të caktuar fillojnë të mendojnë se diçka e tmerrshme po ndodh. Pra në përgjithësi, ata i tremb zhurma e fortë dhe burimi i panjohur i zhurmës.

Në këtë rast ju si prindër duhet ta përgatisni në lidhje me zhurmën që do të dëgjojë. Për shembull ja aeroplani, fshesa e korrentit. Pra gjithmonë i shpjegoni se për çfarë bëhet fjalë.

Të porsalindurit kanë frikë nga braktisja. Ata nuk janë në gjendje të perceptojnë idenë e kthimit sepse nuk e kanë të zhvilluar sensin e kohës (dje, sot, pastaj etj). Për ata, ajo që nuk është para syve të tyre është zhdukur!

Kjo është arsyeja përse ata qajnë natën nëse janë vetëm apo kur nëna nuk është atje. Deri në vitin e dytë të jetës makthet e natës nuk lidhen me frikën nga “monstrat” por me frikën e të qënit i braktisur.

Ju në momentin që largoheni duhet t’i shpjegoni fëmijës se kur do të ktheheni. Pra “mami po ikën por do të kthehet sapo të jesh zgjuar nga gjumi.”/ pernenat

Artikulli paraprakDuhani, shkatërrues në diçka të rëndësishme për foshnjën në bark
Artikulli i rradhës Nga muaji 1 deri 9, si zhvillohet dhe çfarë mund të shohë foshnja juaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.