E keni parasyshë momentin kur ju e mbani në duar foshnjën e posalindur dhe pyesni vetën çfarë është duke parë kjo krijesë e vogël?
Ja një shpjegim për shikimin e bebeve nga muaji i parë deri në muajin e nëntë, shkruan Babyology, transmeton Gazeta Shneta.
Muaji i parë:
Edhe pse fëmija juaj mund të shikojë ngjyrat që nga lindja, ai ende nuk është në gjendje të dallojë tonet e tyre si psh. të kuqen nga e portokallta. Kjo është arsyeja pse foshnja preferon të zezën dhe të bardhën të cilat janë kontrast nga njëra-tjetra. Në muajin e parë do të fillojë të rris fokusimin e syve.
Muaji i dytë:
Fëmija juaj do të kënaqet duke ndjekur duart tuaja me sytë e tij. Ai ende do të dëshirojë të ketë shikim nga afër. Ngjyrat do t’i kuptojë më shumë dhe gjatë muajve në vijim interesimi i tij d otë rritet.
Muaji i tretë:
Muaji më interesant në shikimin e bebes tuaj, veçanërisht nga gjërat që lëvizin si gjethet në kopësht. Gjithashtu, ndërsa bota e tij fillon të bëhet më e gjallë, ju mund ta inkurajoni kuptimin e tij vizual të ngjyrave duke i dhënë lodra me ngjyra bazë të theksuara, shkruan babyology, transmeton Gazeta Shneta.
Muaji i katërt:
Nëse fëmija juaj është në gjendje që t’ua tërheq flokët, atëherë ta dini se ai tashmë ka hyrë në fazën kur mund të kap gjëra. Vëzhgimin e tij me sy dëshiron ta kombinojë me aftësitë e tij të reja motorike dhe përpiqet që të rrëmbejë gjithçka. Prandaj, jepni gjëra për të kapur.
Muaji i pestë:
Në këtë muaj fëmija juaj fillon rafinimin e aftësive të tij për t’u përqëndruar në objekte të vogla dhe dallimin e ngjyrave. Poashtu fëmija do të kuptojë më shumë mbi qënrueshmërinë e gjërave, edhe nëse nuk i sheh të plota.
Muaji i gjashtë:
Ndërsa koncepti i bebes tuaj për objektet tanimë po zhvillohet, ai do të pëlqejë të luaj lojëra të tipit që shfaqen dhe rishfaqen para syve të tij. Në këtë muaj poashtu bebja do të jetë në gjendje të dallojë ngjyrën e trëndafilit nga e kuqja.
Muaji i shtatë:
Në këtë muaj pothuajse përfundon pigmentimi i ngjyrës përfundimtare të syve të fëmijës dhe ju mund të shihni ndryshimet. Sa i përket asaj që sheh, tanimë shikimi i tij i afrohet të rriturve. Kur fillonë të zvarritet, kjo do ta ndihmojë zhvillimin edhe më të madh të përceptimit të tij.
Muaji i tetë:
Shikimi i bebes tani është pothuajse plotësisht i qartë. Ndërkohë që vëmendja e tij është e përqëndruar në gjërat që i sheh afër, si lodrat në dysheme, ai mund të njohë njerëzit në një dhomë edhe nga distanca. /Gazeta Shneta/