Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto zakone mund të afektojnë gjendjen e kolesterolit në trupin tuaj

Jetë 04/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolesteroli i lartë është një gjendje me të cilën po përballemi shumë shpesh. Zakonisht nuk ka asnjë simptomë të lidhur me të, megjithatë mund të kontribuojë në shkaktimin e sëmundjes kardiovaskulare nëse e injoroni atë.

Kolesteroli i lartë buron ose nga diçka në rrugë të gabuar me mënyrën se si po prodhohet kolesteroli në trupin tuaj, ose nga disa gjëra që po bëni në jetën tuaj të përditshme, ose nga një kombinim i të dyjave, shkruan Very Well Health, përcjell Gazeta Shneta.

Mëlçia është organi kryesor i trupit që prodhon kolesterolin.

Edhe pse të kesh nivele të larta të kolesterolit nuk është e shëndetshme, trupi juaj ende ka nevojë për disa kolesterole për të kryer shumë funksione biologjike, të tilla si krijimi i hormoneve (si estrogjeni ose testosteroni) dhe sigurimi i strukturës në qeliza. Në fakt, mëlçia juaj kryen pjesën më të madhe të prodhimit të kolesterolit që trupi tuaj i nevojitet çdo ditë.

Sidoqoftë, nivelet e kolesterolit gjithashtu mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë dietën tuaj dhe disa faktorë të jetesës.

Faktorët e mëposhtëm mund të ndikojnë negativisht në nivelin e kolesterolit tuaj:

– Ushqimi jo i shëndetshëm

Një dietë që është e pasur me yndyrë të ngopur, yndyrë trans dhe sheqerna të rafinuar të gjitha mund të ndikojnë negativisht në nivelin e kolesterolit duke shkaktuar rritjen e niveleve të kolesterolit LDL dhe uljen e niveleve të kolesterolit HDL.

Shoqata Amerikane e Zemrës, rekomandon që vetëm rreth 5 deri në 6 përqind e kalorive tuaja ditore duhet të vijnë nga yndyra e ngopur.

Sheqernat e rafinuar dhe yndyrnat trans – të cilat futen në ushqime të ndryshme, duke përfshirë biskota, ëmbëlsira dhe patate të skuqura duhet të kufizohen ose të shmangen plotësisht.

– Disa nga gjendjet mjekësore nuk janë nën kontollin tuaj

Nëse lihen të patrajtuar, disa gjendje mjekësore mund të ndikojnë gjithashtu negativisht në nivelin tuaj LDL, HDL dhe kolesterolit total. Këto kushte përfshijnë: diabetin, mbipesha, hipotiroidizmi, sëmundja e veshkave dhe sëmundjet metabolike.

Në shumicën e rasteve, adresimi i këtyre kushteve themelore mjekësore do të sjellë nivelet e kolesterolit tuaj brenda niveleve të shëndetshme.

– Medikamentet tuaja mund të rrisin kolesterolin

Disa nga ilaçet që jeni duke marrë për gjendje të tjera mjekësore mund të shkaktojnë gjithashtu një ngritje të lehtë të niveleve të kolesterolit LDL.

Këto përfshijnë beta-bllokuesit dhe diuretikë, të cilët ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kontraceptivët hormonal.

Në disa raste, kjo ngritje e vlerave është e përkohshme. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të monitorojë profilin tuaj të lipideve nëse merrni një ilaç që mund të ndikojë negativisht në nivelin e kolesterolit.

– Keni zhvilluar zakone të këqija në mënyrën e jetësës

Ka gjëra të tjera që jeni duke bërë në jetën tuaj të përditshme që mund të shkaktojnë që nivelet e kolesterolit tuaj të jenë shumë të larta.

Disa faktorë të jetesës mund të ndikojnë këtu duke përfshirë:

– Të jetosh ose të punosh në një mjedis me stres të lartë.

– Të mos keni aktivitet fizik të mjaftueshëm.

– Pirja e duhanit.

– Nuk fle mjaftueshëm.

Këto zakone të dobëta të jetesës mund të bëjnë që nivelet e kolesterolit tuaj LDL të rriten në një farë mase dhe në disa raste gjithashtu të ulin kolesterolin HDL.

Bërja e ndryshimeve pozitive në stilin e jetës tuaj duke eleminuar këto zakone jo të shëndetshme mund të përmirësojë profilin tuaj të lipideve dhe shëndetin e zemrës suaj. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakBordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kundërshton masat e reja anti Covid
Artikulli i rradhës Sindroma post – COVID mund të manifestohet me këto shenja dhe simptoma

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.