Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kundërshton masat e reja anti Covid

Lajme 04/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitija ka mbajtur një mbledhje virtuale me me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me masat e planifikuara anti Covid.

Sipas Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AAK) është vlerësuar rëndësinë e masave anti Covid, por nuk janë përkrahur masat e reja që sjellin kufizime.

Në anën tjetër, kryetarët e komunave kanë kërkuar respektimin e masave aktuale, duke u shtuar numri i inspektuesve, angazhimi i policisë dhe përkrahja me barna esenciale.

Shkrimin e plotë nga Bordi i AAK-së mund ta gjeni më poshtë:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e sotëm debatoi lidhur me mbylljen e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë.

Por, Bordi në anën tjetër vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra. Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimive të mira shëndetësore, kjo mbyllje do të ndikoj tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë.

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë.

Poashtu Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se institucionet qendrore dhe shëndetësore duhet të vazhdojnë konsultimet me Kryetarët e Komunave në nivel më të gjerë të përfshirjes, në mënyrë që të kemi vlerësim më real të gjendjes dhe bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për formën dhe masat kufizuese.

Artikulli paraprakKosovë, mbi 2 mijë e 500 punonjës shëndetësorë kanë marrë vaksinën anti covid
Artikulli i rradhës Këto zakone mund të afektojnë gjendjen e kolesterolit në trupin tuaj

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.