Pjesa më e madhe e diskutimit është nëse fëmija duhet ushqyer me gji apo me qumësht formulë, së fundmi këto dy zgjedhje nuk janë kaq të shkëputura nga njëra-tjetra. Ju mund të bëni kombinimin e dy llojeve të qumështit.
Këtë po e bon Khloe Kardashian, e cila thotë në një postim të fundit se kombinimi i dy ushqimeve është si të marrësh më të mirën nga secila.
“Për shkak se unë nuk prodhoj qumësht të mjaftueshëm, duhet t’i shtojë edhe qumësht formulë bebit tim”, – thotë Kardashian.
Qumështi i gjirit u jep foshnjeve shumë përfitime, duke përfshirë ndihmën në luftimin e baktereve të këqija dhe zvogëlimin e rrezikut për SIDS. Por shtimi i formulës gjithashtu mund t’u japë nënave qetësinë se foshnjat e tyre janë të ushqyer mirë dhe të ngopur.
Megjithatë, prindërit nuk duhen kufizuar për të marrë vendimet që janë të drejta për ta.
Për Kardashian, faktori vendimtar ishte “perceptimi i mungesës së furnizimit me qumësht”, e cila sipas studimeve është një luftë për 35% të nënave të reja.
Arsye tjetër për shtimin e formulës mund të jetë rikthimi në punë i nënës dhe përpiqet të bëjë shkëputjen në mënyrë graduale.