Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë sot prindër për herë të katërt.
Fëmija ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate (grua tjetër që rrit në barkun e saj frytin e dhuruesit) dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë Kimi.
“Ai ka ardhur dhe është perfekt”, shkruan ylli i “Keeping up with Kardashians” në një postim në Twitter.
Kim nuk e ka zbuluar ende emrin e fëmijës, por pak kohë më parë gjatë një interviste ajo tregoi se po kërkon për emra armenian meqënëse familja Kardashian është nga Armenia.
Kim është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë, North, 5 vjeç, Chicago 1 vjeç dhe Saint, 3 vjeç.