Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kimikatet e përjetshme lidhen me tensionin e lartë te adoleshentët

Jetë 13/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se adoleshentët që ishin të ekspozuar ndaj niveleve të larta të PFAS-it para lindjes kishin më shumë gjasa të zhvillonin tension të lartë të gjakut.

PFAS-i (substanca per- dhe polifluoroalkile) janë kimikate që përdoren në produkte të zakonshme si ambalazhet ushqimore dhe tenxheret që nuk ngjisin. Ato quhen “kimikate të përjetshme” sepse nuk shpërbëhen lehtë dhe grumbullohen në mjedis dhe në trupin e njeriut, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Kwto kimikate janë zbuluar në gjak, qumësht gjiri, spermë, mëlçi dhe tru, dhe janë lidhur me kolesterol të lartë, kancer dhe probleme me fertilitet.

Studimi i publikuar në “Journal of the American Heart Association”, analizoi të dhënat e mbi 1,000 fëmijëve në SHBA, duke përdorur mostrat e nënave të mbledhura pas lindjes dhe duke ndjekur shëndetin e fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare.

Ekspozimi prenatal ndaj PFAS-it rezultoi i lidhur me rrezik më të lartë për tension të lartë gjatë adoleshencës. Rreziku ishte edhe më i madh te djemtë dhe fëmijët me ngjyrë të zezë.

Në disa raste, kimikate të caktuara u lidhën me ulje të tensionit në fëmijëri, por kjo ndikoi vetëm përkohësisht.

Studiuesit theksojnë se ndikimi i PFAS-it është i vështirë për t’u matur për shkak të mijëra varianteve të tyre dhe ndryshimeve të ekspozimit me kalimin e kohës.

Ata kërkojnë ndjekje afatgjatë të ndikimeve shëndetësore dhe rregullime më të forta për mbrojtjen e mjedisit dhe kufizimin e këtyre substancave në produkte dhe në ujin e pijshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Metoda për kursimin e gjakut gjatë operacionit të zemrës nuk zvogëlon gjithmonë nevojën për transfuzione
Artikulli i rradhës Studim: Besimi tek njerëzit lidhet me mirëqenie më të lartë dhe jetë më të gjatë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.