Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Besimi tek njerëzit lidhet me mirëqenie më të lartë dhe jetë më të gjatë

Jetë 13/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ge
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se njerëzit që kanë më shumë besim te të tjerët dhe institucionet raportojnë nivele më të larta mirëqenieje.

Studimi, i publikuar në “Psychological Bulletin”, përfshiu të dhëna nga mbi 2.5 milionë persona në mbarë botën. Ky studim tregoi se njerëzit që priren të jenë më besues kanë gjasa më të mëdha të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën – gjë që lidhet edhe me jetëgjatësi dhe shëndet më të mirë, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Gjetjet tona tregojnë se besimi ka rol kyç në ndjesinë e lumturisë dhe kënaqësisë, sidomos te fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit”, tha Catrin Finkenauer, autore e studimit dhe profesoreshë në Universitetin e Utrechtit.

Studimi analizoi tre lloje besimi: besimin ndërpersonal (mes individëve), besimin në institucione si qeveria dhe bankat, dhe besimin shoqëror – besimi se shumica e njerëzve janë të ndershëm dhe të besueshëm.

Pavarësisht llojit, të gjithë ata që shfaqnin më shumë besim kishin mirëqenie më të lartë. Kjo lidhje ishte më e fortë te të rinjtë sesa te të rriturit në moshë mesatare.

Edhe pse nuk është e qartë nëse mirëqenia shkakton drejtpërdrejt përmirësim të shëndetit, ajo është lidhur me jetë më të gjatë dhe rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Ndërkohë, mungesa e besimit mbetet një sfidë për grupet racore dhe etnike pakicë. Por ndërtimi i besimit mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut të mirëqenies mes grupeve të ndryshme shoqërore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKimikatet e përjetshme lidhen me tensionin e lartë te adoleshentët
Artikulli i rradhës Truri ynë ka një prirje drejt negativitetit, por ja si të jemi më pozitiv

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.