Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kina, raporton rreth testit të ri COVID – teje të saktë me rezultate brenda pak minutash

Lajme 08/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kinezë, kanë njoftuar se kanë zhvilluar një test të ri të koronavirusit që është i saktë si një test laboratorik PCR, por që jep rezultate brenda katër minutave.

Testet e reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), konsiderohen gjerësisht si më të saktat dhe më të ndjeshmet për virusin që shkakton COVID-19, por ato zakonisht zgjasin disa orë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Disa vende kanë përjetuar një ngadalësim të rëndë përballë kërkesës së madhe për testime, të nxitura nga përhapja shpërthyese e variantit shumë të transmetueshëm Omicron.

Studiuesit nga Universiteti Fudan në Shangai thonë se kanë një zgjidhje.

Në një artikull të rishikuar nga kolegët, të botuar të hënën në revistën ‘Nature Biomedical Engineering’, ekipi tha se sensori i tyre – i cili përdor mikroelektronikën për të analizuar materialin gjenetik nga tamponët – mund të zvogëlojë nevojën për teste laboratorike COVID që konsumojnë kohë.

“Ne implementuam një biosensor elektromekanik për zbulimin e SARS-CoV-2 në një pajisje prototip të integruar dhe portativ dhe treguam se ai zbuloi (ARN virusin) në më pak se katër minuta,”.

Studiuesit thanë se metoda e tyre ofron shpejtësi, lehtësi operimi, ndjeshmëri të lartë dhe transportueshmëri.

Prova e tyre përfshinte marrjen e mostrave nga 33 persona në Shangai që ishin të infektuar me koronavirus, me teste PCR të kryera paralelisht.

Rezultatet nga metoda e tyre ishin një përputhje “perfekte” me testet PCR, sipas artikullit.

Testet PCR jo vetëm që janë të ngadalta, por ato kërkojnë gjithashtu infrastrukturë laboratorike që mund të kufizohen në shumë vende, duke zvogëluar numrin e rasteve që mund të trajtohen çdo ditë.

Dhe ndërsa testet e shpejta diagnostikuese tani janë bërë të disponueshme në shumë pjesë të botës, ato në përgjithësi janë më pak të sakta.

Kina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të testeve të koronavirusit.

Sipas të dhënave të doganave, ajo eksportoi 1.6 miliardë dollarë komplete testimi në dhjetor, një rritje prej 144 për qind nga muaji i kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërkufizimi i parë i formës “COVID të gjatë” tek fëmijët dhe të rinjtë, sipas ekspertëve shkencor
Artikulli i rradhës Gjermania synon lehtësimin e rregullave të COVID, farmacistët do të ofrojnë vaksinat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.