Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përkufizimi i parë i formës “COVID të gjatë” tek fëmijët dhe të rinjtë, sipas ekspertëve shkencor

Jetë 08/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përkufizimi i parë kërkimor i asaj që nënkuptohet me ”COVID-19 të gjatë” tek fëmijët dhe të rinjtë është përmbledhur zyrtarisht, sipas një studimi historik të pranuar për botim në Archives of Disease in Childhood.

Ky përkufizim plotëson nga afër dhe pjesën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për Covid-in e gjatë tek të rriturit, dhe nëse miratohet gjerësisht, do të ndihmojë në forcimin e bazës së provave mbi këtë gjendje dobësuese – thonë studiuesit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Një mori përkufizimesh të përdorura aktualisht, të cilat të gjitha ndryshojnë në numër, lloj dhe kohëzgjatje të simptomave, kanë kontribuar në variacionet shumë të gjera të raportuara në prevalencën e vlerësuar të Covid-it të gjatë tek fëmijët nga 1% deri në 51%. Kjo ka penguar përpjekjet kërkimore deri më sot.

Një përkufizim i aplikuar vazhdimisht i formës COVID i gjatë, do t’u mundësojë studiuesve të krahasojnë dhe vlerësojnë me besueshmëri studimet mbi prevalencën, rrjedhën e sëmundjes dhe rezultatet, duke ofruar një pamje më të saktë mbi ndikimin e vërtetë të gjendjes, shpjegojnë studiuesit.

Konsensusi u arrit midis një paneli përfaqësues prej 120 ekspertësh ndërkombëtarë të aftë në ofrimin e shërbimeve (47), kërkimeve (50) dhe përvojën e jetuar (23), pas shqyrtimit të kujdesshëm të 49 deklaratave secila prej të cilave u vlerësua me shkallën nga 1-9, në varësi të tyre.

Deklaratat e përfshira për një përkufizim kërkimor të COVID-it të gjatë tek fëmijët dhe të rinjtë ishin si më poshtë:

Një gjendje në të cilën një fëmijë ose i ri ka simptoma (të paktën njëra prej të cilave është simptomë fizike) që:

– Kanë vazhduar ose zhvilluar pas një diagnoze të COVID-19 (e konfirmuar me një ose më shumë teste pozitive të COVID-19);

– Ndikon në mirëqenien e tyre fizike, mendore ose sociale;

– Ndikon ose ndërhyjnë në disa aspekte të jetës së përditshme (p.sh., shkolla, puna, shtëpia ose marrëdhëniet) dhe

– Vazhdon për një kohëzgjatje minimale prej 12 javësh pas testimit fillestar për COVID-19 (edhe nëse simptomat janë zbehur gjatë asaj periudhe).

Këto përkufizimet mund të nënkuptohen edhe si: “Gjendja post-COVID-19 ndodh tek të rinjtë me një histori të infeksionit të konfirmuar nga SARS CoV-2 (virusi përgjegjës për infeksionin COVID-19), me të paktën një simptomë fizike të vazhdueshme për një kohëzgjatje minimale prej 12 javësh, pas testimit fillestar që nuk mund të shpjegohet me një diagnozë alternative.

Simptomat kanë një ndikim në funksionimin e përditshëm, mund të vazhdojnë ose zhvillohen pas infektimit me COVID-19 dhe mund të luhaten ose të rifillojnë me kalimin e kohës.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKombinimi i ri i barnave antivirale del të jetë shumë efektiv kundër SARS-CoV-2, zbulon studimi
Artikulli i rradhës Kina, raporton rreth testit të ri COVID – teje të saktë me rezultate brenda pak minutash

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.