Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kinë: 500 raste me linë e majmunëve, paralajmëron kufizim dhe mbyllje e zonave

Jetë 15/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kina planifikon ta menaxhojë linë e majmunëve njëjtë sikurse i menaxhon infektimet me koronavirus– virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet kineze kanë thënë se duke nisur nga 20 shtatori do të mund të marrin masa sikurse kufizimi i tubimeve, pezullimi i shkuarjes në punë apo në shkolla dhe mbylljen e zonave ku ka shpërthim të virusit.

Muajin e kaluar, Kina i ka regjistruar 500 raste me këtë infeksion.

Nën protokollet e njëjta – të kategorisë B – veprohet edhe për sëmundjet tjera si AIDS dhe SARS.

“Mbi 20 provinca kanë raportuar raste me linë e majmunëve në Kinë, prej rastit të parë të importuar në shtator të vitit 2022, dhe nisjes së përhapjes së tij në qershor të vitit 2023, duke shkaktuar shpërthime të vazhdueshme”, ka thënë Komisioni Kombëtar për Shëndetësi.

Kina i menaxhon sëmundjet në bazë të kategorive.

Kategoria A u jep autoritet zyrtarëve që t’i vendosin njerëzit në karantinë.

Kina e ka ndryshuar statusin e COVID-19 nga kategoria A në kategorinë B, në fund të vitit 2022, pas tre vjetëve me kufizime të ashpra, që kanë përfshirë izolime të qyteteve.

Fillimisht e identifikuar në majmunë, kjo lloj lie bartet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.

Në maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se lia e majmunëve nuk përbën më emergjencë shëndetësore publike./REL/

 

Artikulli paraprakStudimi i të mbijetuarve nga arresti kardiak zbulon njohuri mbi përvojat afër vdekjes
Artikulli i rradhës Pemfigus: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.