Stërmundimi i grave në intervenime, në mungesë të anestezionit në Gjinekologji
Pas dështimit në shtatzëni, një paciente u drejtua në klinikën e Gjinekologjisë për të kryer procedurën e njohur si ‘Kiretazha’.
Kirtazha është një metodë e abortit klinik që mund të kryhet edhe pas javës së 16-të, për të pastruar përmbajtjen e mitrës.
Në repartin e Konservativës në klinikën e Gjinekologjisë ku kryhet ky intervenim, pacientes i thanë se duhet të bëhet me anestezion lokal, pasi kanë mungesë të medikamenteve për anestezion të përgjithshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Ndonëse intervenimi nuk zgjat shumë, dhimbja që përjetoi kjo nënë nuk do ta harrojë kurrë.
Këtë e pohojnë edhe vet stafi i këtij reparti. Melihate Rexhepi nga Konservativa, thotë se deri më 6 tetor të gjitha intervenimet janë kryer me anestezion të përgjithshëm.
Ajo tregon se në mungesë të Propofolit, anestezioni i përgjithshëm është ndërprerë.
“Shumë paciente kanë kërkuar ta blejnë vet Propofolin, mirëpo ne nuk mund ta marrim këtë përgjegjësi”, thotë Rexhepi.
Infermierja shton se për këtë lloj intervenimi, mesatarisht kryhen 7 raste në ditë. Mosha e grave që kanë bërë kiretazhë në Gjinekologji është nga 17 deri në 80 vjeçe. Sipas Rexhepit, dhimbja gjatë intervenimit ndryshon varësisht nga pacientet.Barnatorja Qendrore e SHSKUK-së, pohon të kundërtën sa i përket furnizimit me Propofol.
Zyra për Media e SHSKUK-së thotë se furnizimet e fundit kanë qenë më 1 nëntor – 50 copë, më 8 nëntor 100 copë dhe po aq më 15 nëntor.
SHSKUK pranon se ka pasur mungesë të këtij produkti farmaceutik, por janë furnizuar nga spitalet e Përgjithshme.
“Edhe pse disa ditë jemi përballur me mungesë të këtij produkti farmaceutik ne kemi huazuar nga Spitalet e Përgjithshme Rajonale, prej të cilëve e jemi furnizuar me një sasi të cilën e kemi shpërnda për klinikat ku nevojitet me prioritet siç janë: Klinika e Anestezionit me Mjekim Intenziv-KAMI dhe Klinika e Gjinekologjisë-S.operative /anestezioni.Pra shërbimet pritoritare sikurse Anestezioni –Salla operatve në KOGj nuk kanë mbetur pa këtë anestetik”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
Zyra pohon se momentalisht ka stok të mjaftueshëm të Propofolit. /Gazeta Shneta/