Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgjia bariatrike: Një zgjidhje e qëndrueshme për diabetin tip 2

Jetë 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgjia bariatrike ofron rezultate më të qëndrueshme në kontrollin e peshës dhe niveleve të glukozës tek pacientët me diabet tip 2, sipas një studimi të mbështetur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Në SHBA, diabeti prek rreth 38 milionë njerëz, shpesh i lidhur me mbipeshë dhe obezitet. Shifrat tregojnë se 86% e të rriturve me diabet tip 2 janë mbi peshë, raporton Health News përcjell Gazeta Shneta.

Studimi i ri, i publikuar në “JAMA”, kombinon të dhëna nga katër prova të pavarura të kryera midis 2007 dhe 2013, me 262 pjesëmarrës të moshës 18-65 vjeç me diabet tip 2 dhe mbipeshë ose obezitet. Nga këta, 166 iu nënshtruan kirurgjisë bariatrike, ndërsa 96 ndoqën menaxhimin mjekësor dhe ndryshimet në stilin e jetesës.

Pas shtatë vitesh, grupi i kirurgjisë humbi mesatarisht 20% të peshës trupore, krahasuar me vetëm 8% të grupit tjetër.

Kirurgjia gjithashtu përmirësoi ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak, të matur me HbA1c – një test që mat sheqerin mesatar të gjakut në tre muaj. 54% e pjesëmarrësve që kishin bërë kirurgji arritën nivele më të ulëta të HbA1c (<7%), kundrejt 27% në grupin tjetër. Po ashtu, përdorimi i barnave për diabetin ra nga 98% në 61% pas kirurgjisë.

Kirurgjia pati efekte të dobishme edhe për pacientët me indeks të masës trupore (BMI) midis 27 dhe 34, që janë nën pragun tradicional për operacion.

Megjithatë, u raportuan më shumë raste të frakturave, anemisë dhe mangësive ushqimore, të lidhura me mungesën e lëndëve ushqyese pas operacionit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFrutat që ndihmojnë në lehtësimin e gazrave dhe fryrjes kronike
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.