Në Komunën e Prishtinës janë mbi 11 mijë raste aktive të infektuar me Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi në Prishtinë, infektologu Izet Sadiku, shkruan Gazeta Shneta.
Sadiku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 313 qytetarë të Prishtinës, ndërsa janë testuar 726 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 160.
Ai ka thënë se po shqyrtohet mundësia për të zgjeruar kapacitetet e vaksinimit edhe me qendra tjera.
“Qytetarë të Prishtinës, ju lutem vaksinohuni dhe respektoni masat anticovid”, ka shkruar Sadiku. /Gazeta Shneta/