Kirurgu maksillofacial dr. Shkëlzen Komoni e ka lënë punën në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar vet Komoni në një deklaratë për Gazetën Shneta.
“Po është e vërtetë që e kam lënë punën në QKUK. Kam disa arsye”, ka thënë ai duke mos dashur që të jap më shumë detaje.
Komoni ka punuar për disa vite në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale. Së fundmi ai ka shpallur kandidaturen për asamblist në Komunën Prishtinës radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit. /Gazeta Shneta/




