Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK dhe KRU Prishtina: Uji i Badocit të mos përdoret për pije

Lajme 01/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë njoftuar se janë rritur vlerat e manganit në ujë, në zonën që furnizohet nga liqeni i Badocit, e që përfshin shumë lagje të Prishtinës dhe zona përreth kryeqytetit.

Sipas analizave laboratorike, përqendrimi i manganit ka shënuar rritje si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, IKSHPK u bën thirrje banorëve që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Badoc të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri.

Instituti thekson se ndotja me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon atë. Uji mund të përdoret vetëm për pastrimin e shtëpive dhe mirëmbajtjen e higjienës personale.

Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka marrë masa emergjente për menaxhimin e situatës, duke përfshirë zvogëlimin e sasisë së prodhimit, shpëlarjen e rrjetit shpërndarës dhe furnizimin alternativ të zonave të prekura përmes autoboteve, sipas një orari të përcaktuar.

Postimi i plotë:

01 shtator 2025

Komunikatë e përbashkët IKSHPK dhe KRU Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë monitorimit dhe përcjelljes së cilësisë së ujit të pijshëm, ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit;

Analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës. Edhe pse këto vlera e tejkalojnë kufirin e paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu, deri më sot ato nuk e kanë tejkaluar standardin shëndetësor që konsiderohet se mund të ndikojë shëndetin e njeriut.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK thekson se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin. Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit.

IKSHPK ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU Prishtinë për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

KRU “Prishtina” Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme:
• Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit;
• Intensifikimin e proceseve të shpërlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar.
• Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.

Zonat e prekura: Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga liqeni Badoc, Hajvalia, Veterniku, Lagja 038, Lagja Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Çagllavicë, Rr. Behar Begolli, Rr. Richard Holbrooke, Qendra tregtare Albi Mall, Rr. Shkupi, Rr. Holger Petersen, Rr. Malush Kosova, Lagja Qershia, Lagja NIC, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza, Rr. Enver Maloku, Lagja Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, Rr.Ferat Dragaj, Rr. Hajrullah Abdullahu, Rr. Hilmi Rakovica, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr. Afrim Zhitija, Rr. Armend Daci, Rr. Dervish Rozhaja, Rr. Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, Rr. Sali Nivica, Rr. Norbert Jokl, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, Rr. Mehmet Gradica, Rr. Hyzri Talla, Rr. Qamil Bala.

1 Septembar 2025

Zajedničko saopštenje NIJZK i RKV Priština

Nacionalni institut za javno zdravlje Kosova (NIJZK), tokom nadzora i praćenja kvaliteta vode za piće, primetio je povećanje vrednosti mangana u uzorcima vode iz područja snabdevanja iz jezera Badovac:

Nedavne laboratorijske analize pokazuju rastući trend koncentracije mangana kako u vodi jezera, tako i u distributivnoj mreži. Iako ove vrednosti prelaze granicu utvrđenu Administrativnim uputstvom br. 10/2021 – Kvalitet vode za ljudsku upotrebu, do danas nisu prešle zdravstveni standard za koji se smatra da može imati uticaja na zdravlje stanovništva .

Radi zaštite zdravlja stanovništva, NIJZK apeluje na građane koji se snabdevaju vodom iz postrojenja za vodu jezera Badovac da ne koriste vodu za piće do daljnjeg obaveštenja.

NIJZK naglašava da je zagađenje vode manganom hemijsko zagađenje i da ključanje vode ne eliminiše mangan. Voda se može koristiti samo za čišćenje, održavanje lične higijene i stambenih prostorija.

NIJZK je pojačao kontrolu kvaliteta vode za piće i saradnju sa RKV Priština kako bi se obezbedila kvalitetna voda za građane.

RKV „Priština“ A.D. je odmah preduzela neophodne mere:
• Smanjenje količine proizvodnje radi održavanja kvaliteta snabdevanja,
• Intenziviranje procesa ispiranja distributivne mreže, uključujući glavne i sekundarne cevi.
• Takođe, kako bi se obezbedilo neprekidno snabdevanje vodom za piće pogođenim područjima (prema predstavljenim mapama), KRU „Priština“ će obezbediti vodu u cisternama, u skladu sa rasporedom koji je utvrdila i predstavila kompanija.

Pogođena područja: opština Gračanica, sela Gračanice koja se snabdevaju jezerom Badoc, Ajvalia, Veternik, naselje 038, naselje Qendresa, Qëndresa Home, Swiss Village, selo Preoc, Čaglavica, ulica Behar Begolli, ulica Richard Holbrooke, Trgovački centar Albi Mall, ulica Shkupi, ulica Holger Petersen, ulica Malush Kosova, naselje Qershia, naselje NIC, pravac Matićana od Palate pravde, internacionalno selo, Mat – ulica Muharem Fejza, ulica Enver Maloku, naselje Kodrina, zgrade Tregtia, zgrada Iliria, Standardi, ulica Ferat Dragaj, ulica Hajrullah Abdullahu, ulica Hilmi Rakovica, ulica Vëllezërit Gërvalla, ulica Afrim Zhitija, ulica Armend Daci, ulica Dervish Rozhaja, ulica Thimi Mitko, deo oblasti “te Xhambazët”, ulica Sali Nivica, ulica Norbert Jokl, stambene zgrade na Sunčanom Bregu, oblast centar i druge oblasti u blizini Tržnog centra na traci puta Xheladin Rekaliu do raskrsnice puta kod studentskih domova, oblasti u blizini škole Ismail Qemali, ulica Mehmet Gradica, ulica Hyzri Talla, ulica Qamil Bala.

Zonat e furnizimit me ujë nga liqeni i Badocit
Područja vodosnabdevanja iz jezera Badovac

Artikulli paraprakAustralia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet
Artikulli i rradhës Kirurgu maksillofacial Shkëlzen Komoni e lë punën në QKUK

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.