Një kirurg nga Florida, i cili po përballet me akuza penale pasi dyshohet se ia hoqi një pacienti mëlçinë në vend të shpretkës, ka deklaruar se është “i traumatizuar përgjithmonë” nga vdekja e pacientit.
Në një dëshmi të dhënë në nëntor, e siguruar së fundmi nga NBC, 44-vjeçari Thomas Shaknovsky e përshkroi vdekjen e 70-vjeçarit William Bryan si një “ngjarje jashtëzakonisht fatkeqe për të cilën pendohem thellësisht”, shkruan NBC News, transmeton Gazeta Shneta.
Bryan vdiq pas operacionit të gabuar, ndërsa në prill, një juri e madhe në Tallahassee ngriti aktakuzë ndaj Shaknovskyt për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.
Jam i traumatizuar përgjithmonë dhe i lënduar nga kjo”, shtoi Shaknovsky, duke deklaruar gjithashtu se operacionet në organin e gabuar mund të ndodhin “në rrethana të vështira”.
Dëshmia dha rrëfimin e parë të detajuar të Shaknovskyt lidhur me operacionin që i mori jetën Bryanit dhe që më pas u bë lajm në mbarë vendin. /Gazeta Shneta/


