Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një grua në Etiopi lind pesënjakë pas 12 vitesh pritjeje për fëmijë

Jetë 10/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua në rajonin Harari të Etiopisë ka sjellë në jetë pesënjakë, pas një pritjeje prej 12 vitesh për të pasur një fëmijë.

35-vjeçarja Bedriya Adem lindi katër djem dhe një vajzë në spitalin Hiwot Fana Specialised Hospital, gjatë një lindjeje me operacion cezarian të martën në mbrëmje. Sipas mjekëve, të pesë foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse peshojnë nga 1.3 deri në 1.4 kilogramë secili, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Bedriya tha se bashkëshorti i saj është shumë i lumtur për këtë “bekim të madh”, ndërsa vetë ajo e përshkroi momentin si një përmbushje të lutjeve të saj pas një periudhe të gjatë vuajtjeje emocionale.

“E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin tim me fjalë,” u shpreh ajo, duke kujtuar vitet e pritjes dhe presionit shoqëror që kishte përjetuar për shkak të mungesës së fëmijëve.

Drejtori mjekësor i spitalit, Dr. Mohammed Nur Abdulahi, tha se nëna dhe foshnjat po marrin kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe se gjendja e tyre është stabile.

Sipas mjekëve, shtatzënia natyrale me pesënjakë është jashtëzakonisht e rrallë, me një probabilitet rreth 1 në 55 milion raste.

Bedriya tha se më parë i ishte thënë se priste katër fëmijë, por gjatë lindjes u zbulua edhe një foshnjë e pestë. Ajo dhe bashkëshorti i saj tashmë u kanë vendosur emrat fëmijëve: Naif, Ammar, Munzir, Nazira dhe Ansar.

Nëna e re shprehu gjithashtu shqetësim për përballimin e kostove të rritjes së pesë fëmijëve, por tha se shpreson në ndihmën e komunitetit dhe të qeverisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKirurgu që ngatërroi mëlçinë me shpretkën rrëfen për herë të parë: “Jam i shkatërruar nga ajo që ndodhi”
Artikulli i rradhës Mjekët paralajmërojnë për rritjen e rasteve të miopisë tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.