Kur humbasin shpresat, por më pas vjen diçka edhe më e mirë.
Kirsten dhe bashkëshorti i saj kanë tentuar për vite me radhë pas martese që të bëhen me një fëmijë.
Ajo ka mbatur shtatzënë, por ka abortuar dhe kjo gjë e ka demoralizuar shumë çiftin, të cilës pas atij aborti kshin tentuar gjithçka, por nuk arritën kurrë me sukses të bëheshin me një fëmijë.
E shumë vite pas marteses, pas terapive të shumta ata më në fund kanë vendosur që të adoptojnë një bebe, pasi që gjithmonë kanë pasur dëshirë të dëgjojnë zërin e bebes në shtëpinë e tyre, përcjell Gazeta Shneta.
Kirsten thotë se kur ka marrë lajmin për mundësinë e adoptimit të një vajze të vogël, ajo ishte ndër ditët më të lumtura të jetës së saj.
Por, vetëm katër muaj pas adoptimit të Grace, erdhi një lajm i madh: Kirsten kishte mbetur shtatzënë!
Një transplant i suksesshëm i një embrioni i ka mundësuar asaj dëshirën e madhe për të bërë një fëmijë të saj.
Pak vite më vonë ata e kanë zgjeruar familjen edhe me një anëtar të ri, ndërsa Kirsten ka publikuar një libër me titull “5 muaj larg” për gjithë këtë përvojë./GazetaShneta