Koronavirusi mund të prekë shumë pjesë të ndryshme të trupit tuaj – dhe simptomat e tij janë me veprim të gjerë, nga ethet e zakonshme deri te skuqjet më të pazakonta në këmbët tuaja.
Në fakt, hulumtimi i ri ka identifikuar dhimbjen e syve si një shenjë e parë e mundshme që mund të keni Covid, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i botuar në revistën BMJ Open Ophthalmology më 30 nëntor zbuloi se dhimbja e syve mund të jetë “simptoma më e rëndësishme e syve” e lidhur me pacientët me koronavirus.
Studiuesit nga Universiteti Anglia Ruskin (ARU), anketuan 83 pacientë me Covid dhe zbuluan se 81 përqind raportuan çështje të problemeve me sy brenda dy javësh nga simptomat e tjera të koronavirusit.
Çështjet me probleme të syve në lidhje me Covid nuk janë domosdoshmërisht lajme, pasi Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, etiketon konjuktivitin (syri rozë) si një simptomë e njohur e virusit.
Studiuesit zbuluan se tre simptomat më të zakonshme të syve të përjetuara nga pacientët me koronavirus ishin fotofobia (18 përqind), dhembja e syve (16 përqind) dhe kruajtja e syve (17 përqind). /Gazeta Shneta/