Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është arsyeja pse prindërit nuk duhet t’i lejojnë fëmijët të përdorin telefonin në makinë

Jetë 28/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teknologjia ka paraqitur një mori mundësish, sfidash dhe madje rreziqe për fëmijët. Prindërit po përpiqen të gjejnë një ekuilibër të përsosur për fëmijët e tyre, dhe kur bëhet fjalë për përdorimin e telefonit ose tabletëve, prindërit patjetër se kanë rregulla të ndryshme.

Për disa, koha e shpenzuar në telefon monitorohet shumë dhe kufizohet në kohë dhe vende të caktuara. Për të tjerët, kjo kohë është më liberale për ata prindër që marrin “iPad-ët” së bashku me ta kudo që të shkojnë, në mënyrë që të mbajnë fëmijët e tyre të koncentruar në lojëra telefonike.

Ndërsa çdo prind ka të drejtën të marrë çdo vendim që ata mendojnë se është më i miri për fëmijën e tyre rreth “kohës së ekranit”, një gjë që po diskutohet shumë kohëve të fundit është që fëmijët të mos kenë në duar tableta ose telefona gjatë udhëtimeve me veturë, përcjellë GazetaShneta.

Në emisionin “The Doctors” është diskutuar po kjo temë ku Jennifer Beall Saxton, themeluese e “Tot Squad”, sedilje të posaçme të veturës për fëmijë, ka shkëmbyer disa këshilla se si t’i mbani fëmijët të sigurt gjatë vozitjes me makinë, dhe ajo zbuloi pse “iPads”, telefonat ose tabletat mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm në një aksident trafiku.

“Një iPad mund të peshojë vetëm disa gram, por kur jeni në një aksident, ju shumëzoni peshën e asaj pajisje herë shpejtësinë. Pra, nëse keni një iPad gati 1 kg herë 50 milje në orë, do të thotë që mund të jeni duke u goditur me njëqind kile forcë…”, ka thënë Saxton.

Sa e frikshme është kjo? Dhe i njëjti koncept i përket çdo sendi të lirshëm në veturë, qofshin lodrat që mund t’i varni diku në veturë ose gjëra tjera që nuk janë të fiksuara në vend. Andaj është e domososhme që sedilja e fëmijës të jetë e sigurt sepse vetëm rrypi i sigurisë sipër gjyksit të fëmijës nuk do jetë aq efikas në mbrojtjen e tij nga ndonjë goditje e mundshme e tabletit./GazetaShneta/

Artikulli paraprakUshtrime të lehta dhe efikase gjatë shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 28 mars 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.