Gjendja e bebeve që kanë lindur në 24 orët e fundit, sipas mamive në Gjinekologji të QKUK-së, është e mirë.
Në raport janë regjistruar 24 lindje, raporton Gazeta Shneta.
10 nëna kanë lindur djem, ndërsa 14 kanë lindur vajza.
7 gra kanë kryer lindjen me prerje cezariane.
11 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/