Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë viktima nga Covid.
Sipas njoftimit, pesë nga viktimat i takonin gjinisë femërore, kurse tre të tjerë gjinisë mashkullore shkruan Gazeta Shneta.
Tetë viktimat e raportuara i takonin këtyre grupmoshave:
40-49 vjeç (1)
50-59 vjeç (2)
60-69 vjeç (2)
70-79 vjeç (2)
mbi 80 vjeç (1)
Rikujtojmë se, brenda kësaj periudhe janë konfirmuar 88 raste të infektimit me Covid./Gazeta Shneta/