Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 88 raste të infektimit me Covid nga 4,704 testime të kryera, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe janë raportuar tetë raste të vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, 651 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 4,800.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,718 doza të vaksinës, kurse 493,794 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/