Për gati dy vjet, njerëzve iu sugjerua të izoloheshin për 10 ditë pasi rezultuan pozitivë për COVID ose shfaqnin simptoma.
Por më 27 dhjetor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), bëri një ndryshim të diskutueshëm në udhëzimet e saj, duke shkurtuar kohën e rekomanduar për izolim në vetëm pesë ditë në vend të më shumë se një javë, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Ky vendim u motivua nga shkenca që sugjeron se transmetimi i COVID më së shumti ndodh më herët gjatë rrjedhës së sëmundjes, sipas CDC.
Agjencia është kritikuar për këtë ndryshim, pjesërisht sepse ekspertët shqetësohen se kjo shton konfuzionin se sa kohë njerëzit mund ta përhapin virusin te të tjerët.
Mund të jeni ngjitës me COVID për më shumë se 10 ditë.
Nuk ka një standard të vetëm për sa kohë mund të përhapni virusin, por disa njerëz mund të mbeten ngjitës për më shumë se një javë. Pacientët me COVID janë “potencialisht infektivë” dy ditë përpara se të shfaqen simptomat e tyre dhe deri në dhjetë ditë më pas – tha për burimin Insajder, profesor Gary McLean, nga fusha e imunologjisë molekulare në Universitetin Metropolitan të Londrës.
Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKSHA), e cila ndihmon në informimin e politikave COVID në vend, publikoi të dhëna nga studimi i saj modelues në fund të dhjetorit, i cili jep një pasqyrë të periudhave të mundshme të infektimit për shumicën e pacientëve.
Sipas të dhënave të tyre, rreth 5 për qind e njerëzve që rezultuan pozitivë për COVID janë ende infektues pas 10 ditëve të izolimit. Dhe të paktën 1 përqind mund të jetë ende ngjitëse 14 ditë pas testimit pozitiv ose shfaqjes së simptomave.
Por shumica e njerëzve kanë një periudhë më të shkurtër ngjitëse.
Megjithatë, më shumë njerëz janë infektues për një periudhë më të shkurtër kohore se kjo. Sipas të dhënave të agjencisë së shëndetit, rreth 16 përqind e njerëzve janë ende ngjitës shtatë ditë pas shfaqjes së simptomave ose testimit pozitiv për COVID. Por në ditën e pestë, e cila është bërë standardi i ri i izolimit në SHBA, 31 përqind e njerëzve vlerësohet të mbeten infektues pas fillimit të simptomave ose një testi pozitiv.
“Gjatë rrjedhës së një infeksioni SARS-CoV-2, ngarkesa virale rritet nga 1 në 2 ditë para fillimit të simptomave, më pas arrin kulmin në fillimin e simptomave dhe në 5 ditët e para, duke treguar se kjo periudhë ka potencialin më të lartë infektiv”.
Sipas CDC, rreziku për të qenë ngjitës për më shumë se një javë është më i lartë vetëm për disa njerëz. “Mundësia e rikuperimit të virusit (infektiv) me kompetencë për riprodhimin është shumë e ulët pas 10 ditësh nga fillimi i simptomave, me përjashtim të njerëzve që kanë COVID-19 të rëndë ose që janë të imunokompromentuar mesatarisht ose rëndë,” thotë agjencia. /Gazeta Shneta/