Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është kompania që kishte fituar tenderin në skandalin e avullimit të mbi 104 mijë eurove në QKUK

Lajme 21/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për tre zyrtarë të IT-së të QKUK-së, nën dyshimin për avullimin e mbi 104 mijë eurove në tenderin për sistemin e kamerave. E tenderin në këtë rast e kishte fituar kompania “NTSH Artech” me pronar Alban Bikliqi.

Njësia e Teknologjisë dhe Informacionit e QKUK-së në dhjetor të vitit 2019 kishte kërkuar 105 mijë euro nga drejtoria e përgjithshme dhe sektori i Shërbimeve të Përbashkëta, për furnizim dhe montim të sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe integrimin e sistemit të kontrollit dhe qasjes.

Njoftimi për kontratë ishte shpallur më 6 nëntor 2019, ndërsa kompania e biznesmenti Alban Bikliqi, “NTSH Artech” ishte shpallur fituese më 3 dhjetor me ofertën në vlerë 104,751 euro.

Kompani “Artech” mbante çmimin më të lartë krahas dy ofertues të tjerë të cilët ishin më të lirë. Grupi i operatorëve “Impact” “BM Group” “Cimi Electronic” kishin ofertuar me çmim 98,816 euro, si dhe “Besa Security” me çmim 100,746 euro.

Kontrata në mes QKUK dhe kompanisë “Artech” ishte nënshkruar më 9 shtator të vitit 2020, nëntë muaj me vonesë pas shpalljes së Njoftimit për Dhënie të Kontratës, ndonëse data e planifikuar ishte 13 dhjetori i vitit 2019.

Biznesmeni Bikliqi ia kishte zotuar mjetet Autoriteti Kontraktues – QKUK-së.

Kështu, QKUK në shtator të 2020 pagoi 104,751 euro për furnizim me kamera për objektet brenda këtij institucioni, si dhe dhomën e monitorimit të tyre.

Urdhërblerja ishte lëshuar më datën 29 shtator 2020, por malli ishte pranuar pesë ditë më herët.

Leutrim Jahja, Faton Hajzeraj dhe Ylber Krasniqi, kanë qenë tre anëtarët e Komisionit të Pranimit,të cilët kishin nënshkruar pranimin e mallit më 22 dhjetor 2020 dhe në bazë të këtij raporti QKUK kishte kryer pagesën. Por në fakt sipas auditorit malli nuk ekziston në QKUK.

Lidhur me këtë rastë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të IT-së, Leutrim Jahja, Faton Hajzeraj dhe Ylber Krasniqi.

Që të tre këta zyrtarë t dyshohen për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, lidhur me një tender për sistemin e kamerave.

Sipas aktakuzës, më 22.12.2020, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë (IT), në QKUK, në bashkëkryerje dhe në kundërshtim me Ligjin me Nr.04/L-042, për Prokurimin Publik, kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që në aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe montimi i Sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar në mes të QKUK dhe operatorit ekonomik “Artech”, tërë aktivitetin e kryer në dhjetor të vitit 2020, përfshirë pranimin e mallit, ekzekutimin  e punimeve dhe pranimin teknik të punimeve, kanë nënshkruar një raport fiktiv e që ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike, kështu duke i shkaktuar dëm material në shumën prej 104,751.00  euro, QKUK-së

Jahja, Hajzeraj dhe Krasniqi muaj më parë janë përjashtuar përkohësisht nga puna në QKUK pas dyshimeve për keqpërdorime me tenderin për kamera./GazetaInsajderi/

Artikulli paraprakKarakteristikat e tremujorit të dytë të shtatzënisë, ndryshimet trupore që ndodhin tek nëna
Artikulli i rradhës Mjeku i QKUK-së u zu nga Inspektorati duke punuar në një klinikë private në orar të spitalit publik

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.