Shumë prindër bëjnë pyetjen se kur fëmija i tyre do të fillojë të ecë, por a ka një moshë të caktuar që parashihet që foshnjat duhet të fillojnë të ecin.
do fëmijë fillon të ecë në kohë të ndryshme, varësisht nga mosha e zhvillimit të tyre dhe nga aftësia dhe zhvillimi i tyre muskulor.
Lëreni fëmijën të ecë me këmbë të zhveshura, sepse u jep atyre mundësinë të mbajnë këmbët në tokë, dhe ta ndjejnë më shumë ecjen, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e foshnjave do të fillojnë të ecin në mes moshave 11-18 muaj.
Ju mund të blini lodra për fëmijën tuaj, por është shumë më e dobishme që ju të lëvizni me fëmijën tuaj dhe ta inkurajoni atë që të ecë me ju deri në një distancë të caktuar.
Kur foshnjat fillojnë të ecin, ata lëvizin shumë shpejt dhe për shkak se lëvizin shumë shpejt, prandaj duhet të keni shumë kujdes.
Ju nuk duhet të shqetësoheni se foshnja do të rrëzohet, por ju duhet t’i mbroni ata që të mos dëmtojnë vetveten.
Është një gjë e mirë për të gjithë familjen./Gazeta Shneta/