Kur jeni rreth moshës 20 vjeçare ndjeni se po ju bombardojnë fejesat e miqve dhe njoftimet qe dikush do bëhet me fëmijë. Në vitin 2013 mesatarja e femrave e kishin fëmijën e parë në moshën 26-vjeçare, por një studim i ri thotë se ato duhet të presin edhe pak për të pasur fëmijë më inteligjentë.
Studiues të Shkollës Ekonomike të Londrës analizuan të dhëna nga “Millennium Cohort Study”, i cili monitoron zhvillimin e 18.000 fëmijëve britanikë për një periudhë të gjatë kohe në mënyrë që të përcaktonin se si ndikonte mosha e nënës në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Viti i artë? 30 vjeç.
Studimi i publikuar ne gazetën “Biodemografia dhe Biologjia Sociale” tregoi se fëmijët e lindur rreth të tridhjetave janë më të prirur të jenë inteligjentë, me më shumë pikë në testimin e njohurive sesa ata që lindin nga femrat rreth moshës 20 ose 40 vjeç.
Për më tepër studiuesja Alice Goisis tha se: “Nënat që lindin për herë të parë në moshën 30-vjeçare, kanë më shumë edukim, të ardhura më të mëdha, janë më të qëndrueshme në marrëdhënie, kanë një stil jete më të shëndetshme dhe i kanë të planifikuara shtatzanitë.”
Ndërkohë femrat që lindin në moshë më të madhe kanë tendencën që të ushqejnë më shumë me gji dhe t’ju lexojnë më shumë fëmijëve të tyre dhe njëkohësisht janë më të prirur të kenë fëmijë obezë pasi ato kanë më pak dëshirë se nënat e reja për të luajtur me ta.