Një grua e re 25-vjeçare ka humbur jetën menjëherë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit në Shqipëri. Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Mjekët që ishin në sallë të operacionit kanë kërkuar ndihmën e kardiologëve, pas problemeve të hasura me zemrën e pacientes.
Për këtë gjë familjarët kanë hedhur akuza, duke thënë se kardiologu ka ardhur me një orë vonesë në sallën e operacionit.
Situata në spitalin e Elbasanit është e rëndë, pasi familjarët kanë shpërthyer në lot e britma të familjarërëve, pasi kanë mësuar lajmin e keq. Pas ngjarjes së rëndë është shoqëruar në polici i gjithë stafi i spitalit që ka marrë pjesë në operacion.
Mes të shoqëruarve janë edhe mjekët që bënë operacionin për lindjen e fëmijës, Ardian Kadefciu dhe Kasem Dylgjeri. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se ata së bashku me dy infermiere, mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë shoqëruar në Komisariat.
Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e djeshme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë bebja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pak momente pasi 25-vjeçarja ndërroi jetë, shefja e shërbimit në Spitalin e Elbasanit, Teuta Ilirjani është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.