Nëna më e vogël në botë kishte vendosur që të lindte tre fëmijë, pavarësisht pasojave që mund të kishte në shëndetin dhe jetën e saj.
“Nuk kishim planifikuar që të bënim tre fëmijë, por mendojmë se ata janë dhurata më e bukur dhe tani kur i shoh ndihem shumë e lumtur”, ka deklaruar nëna Stacey Herald, shkruan Telegraph, transmeotn Gazeta Shneta.
Nëna, e cila është e gjatë vetëm 71 cm, vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik i cili shkakton mos zhvillimin e kockave.
Mjekët i kishin thënë se shtatzënia mund ta vrasë atë, pasi rritja e një bebeje në barkun e saj mund ta dëmtonte zemrën.
Por nëna nuk i dëgjoi mjekët dhe vendosi që të lindte fëmijën e parë në moshën 36 vjeçare.
“Kur mjekët më than ashtu, mu thye zemra. Gjithë jetën prindërit më kanë thënë se mund të bëjë gjithçka dhe tani mjekët ma thyen zemrën”, ka rrëfyer nëna.
Megjithatë, ajo e mori rrezikun përsipër, pavarësisht shqetësimeve.
Ajo ka lindur 2 vajza brenda 2 vjetësh dhe tani është bërë edhe me djalë. /Gazeta Shneta/