Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo gjendje mund të jetë e lidhur me sindromën post – Covid sipas një sondazhi në Facebook

Jetë 05/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë kursi mund të ndjekë çështja juaj e koronavirusit, duke parë që disa njerëz duket se shërohen shpejt, të tjerët zhvillojnë dëmtime serioze të organeve ose kemi dhe të tjerët që kanë simptoma të zgjatura për javë apo edhe muaj me radhë.

Shumë të mbijetuar kanë raportuar një mori problemesh të mëvonshme, nga problemet e frymëmarrjes deri tek rënia e flokëve shkruan burimi Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Por tani, rastet e reja tregojnë një gjendje tjetër serioze që mund të krijoni, edhe nëse thjesht keni pasur një rast të lehtë me Covid dhe ajo është: pagjumësia.

Gjysma e atyre që rikuperohen nga Covidin kanë raportuar vështirësi në gjumë si një efekt afatgjatë i virusit, sipas një sondazhi të realizuar të më shumë se 1.500 njerëz në grupin Facebook të ‘Survivor Corps’, një burim i të mbijetuarëve të koronavirusit që ka gati 113.000 anëtarë.

Ky çrregullim i gjumit mund ta bëjë të vështirë për njerëzit që të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të flenë për një kohë të mjaftueshme dhe ka shkallë të ndryshme të ashpërsisë tha profesor Dr. Meir Kryger në lidhje me tematikën.

Profesor Kryger, thotë se ky zhvillim i pagjumësisë ka më shumë të ngjarë nga problemet psikologjike, si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

Ai tregon poashtu se një nga pacientët e tij madje përfundoi me depresion të rëndë pas mposhtjes së Covidit, sepse kishte një frikë bazike të vdiste në gjumë nga mungesa e frymëmarrjes.

Sigurisht, siç është rasti me një virus të ri si koronavirusi, profesor Kryger thotë se ka ende shumë për të hulumtuar në lidhje me pagjumësinë dhe sëmundjen Covid. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendja e konfuzionit e gjetur në pacientët e infektuar me COVID-19, sipas studimit të fundit
Artikulli i rradhës Ky është pozicioni i gjumit që i nevojitet grave shtatzëna gjatë procesit nëntë mujor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.