Frankielen da Silva Zampoli Padilha ka vdekur në mënyrë klinike që në tetor të vitit të kaluar. 21 vjeçarja ishte në javën e 9 të shtatzënisë, kur ra në koma. Ajo ishte mbajtur gjallë nga aparaturat 4 muaj sepse ajo duhet të sillte në jetë fëmijët e saj.
Një mrekulli ndodhi pas katër muajsh kur erdhën në jetë 2 binjakë. Binjakët kanë ardhur në jetë kur ishin 7 muajsh me operacion cezarian. Aparaturat që mbanin gjallë Frankielen janë fikur pas operacionit. Zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera. / Gazeta Shneta