Si prindër, është e lehtë të bini në kurthin e ruajtjes së çdo pjese të artit që të vegjëlit tuaj e bëjnë. Prej peizazheve deri tek portretet familjare, gjithçka mund të varet në murin e frigoriferit ose të përfundojë në ndonjë paketë të mbushur me fletëza tjera artistike.
Por tani këto vizatime mund të kthehen në një veshje të lezetshme falë Jamie Newberry, nëna e cila ka filluar një biznes së qepjes së fustaneve në një mënyrë të veçantë, transmeton GazetaShneta.
“PictureThis” është një biznes qe ju lejon t’I printoni vizatimet e fëmijëve tuaj në copa materiali të cilat pastaj kthehen në fustane, shkruan “SimpleMost.com”.
Krejt cka duhet të bëni është të printoni një shabllon të fustanit nga “PictureThis” mbi të cilin vizatoni sipas dëshirës. Ky shabllon pastaj printohen në një shtypës të veçantë që transporton vizatimin në material.
Këto fustane janë të bëra me një material të lehtë pambuku dhe shiten me një çmim prej 49 dollarëve amerikanë.
Sipas Jaimee-t, kjo ide i ka lindur pasi kishte kaluar kohë duke mbledhur vizatime të bijës së saj për të cilat ndihej fajtore sa herë që mendonte t’ia hidhte. /GazetaShneta/
Shikoni më poshtë disa nga këto fustane:
https://www.instagram.com/p/Buy2Dw_BIaj/
https://www.instagram.com/p/BtltoUch2uI/