Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo portë hyrëse e koronavirusit po del të jetë në fokus të studimeve tendencioze

Jetë 06/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Simptomat e koronavirusit, janë një grup i madh shenjash paralajmëruese që prekin pothuajse çdo pjesë të trupit.

Sytë janë një pjesë e tillë që mund të infektohen, mandje një shkencëtar kinez dha një hipotezë, sipas burimit Express.co.uk në lidhje me supozimet se kjo është mënyra e përhapjes së virusit. Por, realisht a mund të përhapet koronavirusit përmes syve tuaj?

Koronavirusi i ri filloi si një burim shpërthimi në Wuhan dhe u përhap nga atje në pjesën tjetër të botës.

Mushkëritë janë vendi i prekur kryesisht nga Covid ‐ 19 dhe forma e rëndë e sëmundjes karakterizohet nga pneumonia dhe sindroma e distresit akut respirator përcjell Gazeta Shneta.

Shumë pacientë me Covid, kanë përshkruar probleme me sytë e tyre duke çuar në spekulime nëse kjo sëmundje është përhapur përmes syve.

Në një studim të botuar në ‘Wiley Online Library’, konjuktiviti dhe Covid-19 u hulumtuan më tej.

Studimi vuri në dukje se: “Trakti i frymëmarrjes nuk është ndoshta rruga e vetme e transmetimit për këtë infeksion viral; disa autorë supozuan se pikat Covid‐ 19, ose duart e infektuara, mund të kontaminojnë konjuktivën, që mund të përfaqësojë vendin fillestar të një infeksioni të përhapur”.

Konjuktiviti, e quajtur ndryshe edhe syri rozë, është një sëmundje e shpeshtë dhe etiologjia e tij mund të jetë bakteriale ose virale.

Studimet e fundit treguan se konjuktiviti mund të ishte një manifestim i Covid ‐ 19.

“Kjo është për shkak se koronavirusi bllokon receptorët ACE-2 në qelizat e konjuktivës, receptorë të ngjashëm gjenden në traktin respirator dhe mushkëritë”.

Për shkak se syri mund të konsiderohet si një portë e drejtpërdrejtë e mundshme e hyrjes për virusin, është me interes të analizohet lidhja midis konjuktivitit dhe ashpërsisë së Covid ‐ 19.

Në përfundim, rezultatet e kësaj meta-analize tregojnë se konjuktiviti mund të përfaqësojë një shenjë të infeksionit Covid që lidhet me një formë më të rëndë të sëmundjes dhe sugjeron përdorimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë njerëzit – potencialisht të ekspozuar ndaj subjekteve të infektuar.

Simptomat tipike të konjuktivitit përfshijnë: sytë e përgjakur, ndjesi e djegur ose e mprehtë, qelb që ngjitet në qerpikë, kruarje dhe skuqje ose dhe lotim i tepërt. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjobë 1200 euro për mikun e ish-ministrit Zemaj që u kap duke marr ryshfet në IKSHPK
Artikulli i rradhës Top 5-she e lëndëve ushqyese që duhet të merren gjatë kohës së shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.