Që nga ditët e para të pandemisë, koronavirusi i ri ka qenë i vështirë për tu vetëdiagnostikuar falë një game tepër të gjerë simptomash që mund të shkaktojë.
Sëmundja mund të fillojë me probleme gastrointestinale dhe pastaj mund të shfaqet një kollë i thatë ose dhimbje trupi dhe disa që janë të infektuar nuk tregojnë kurrë ndonjë shenjë të të qenit i sëmurë shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Por, sipas një studimi të ri të botuar në ‘Journal of Clinical Immunology and Immunotherapy’, ekziston një simptomë unike e frikshme që mund të jetë shenja më e hershme që keni Covid dhe ajo është: deliriumi.
Studiuesit nga Universiteti Oberta de Catalunya në Barcelonë rishikuan një fushë të gjerë studimesh dhe raportesh mbi Covid-19 dhe efektet që ajo ka tek pacientët dhe organet kryesore të trupit.
Ata zbuluan se ndërsa një shumicë e hulumtimeve është përqendruar në atë se si koronavirusi i ri ndikon në mushkëri, zemër dhe veshka, provat në rritje tregojnë se Covidi gjithashtu shkakton gjendje neurologjike të tilla si “mjegulla e trurit” dhe deliriumi, madje edhe në fazat e saj më të hershme kur shoqërohet me një ethe e lartë.
“Deliriumi është një gjendje konfuzioni në të cilin personi ndihet jashtë kontaktit me realitetin, sikur të jetë duke ëndërruar,” tha Javier Correa, njëri nga autorët e studimit, në një deklaratë.
“Ne duhet të jemi në gatishmëri, veçanërisht në një situatë epidemiologjike si kjo sepse një individ që paraqet disa shenja konfuzioni mund të jetë një tregues i infeksionit”. /Gazeta Shneta/