Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacioni i kataraktës në të dy sytë njëkohësisht konsiderohet i sigurt dhe efektiv

Jetë 12/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas dy studimeve të reja, operacioni i kataraktës në të dy sytë gjatë të njëjtës ditë mund të jetë i sigurt, efektiv dhe praktik, duke ofruar rezultate të ngjashme me ato kur sytë trajtohen në procedura të ndara disa javë ose muaj më vonë.

Hulumtimet u prezantuan gjatë takimit të Shoqatës Evropiane për Kataraktë dhe Kirurgji Refraktive në Kopenhagë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Studimet treguan se pacientët që morën linsa multifokale ose me fokus të vetëm në të dy sytë njëkohësisht arritën të njëjtin ose më të mirë nivel shikimi (20/20 ose më mirë) krahasuar me ata që operuan sytë në ditë të ndryshme.

Pjesëmarrësit ishin në gjendje të funksiononin në shtëpi menjëherë pas daljes nga spitali, ndërsa shumica nuk kishin nevojë për kujdes intensiv brenda 24 orëve të para.

Ekspertët theksojnë se kjo qasje mund të ulë vizitat në spital, të përshpejtojë rikuperimin vizual dhe të reduktojë kostot, pa komprometuar sigurinë ose rezultatet.

Megjithatë, disa pacientë mund të kenë ende nevojë për ndihmë të përkohshme, si për përdorimin e pikave për sytë. Studimet ofrojnë një alternativë efikase për trajtimin e kataraktës dhe mund të përmirësojnë menaxhimin e pacientëve në sistemet shëndetësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Gjinekologjisë në QKUK thirrje pacienteve që të bëjnë ankesa për pakënaqësitë e tyre
Artikulli i rradhës Çka është dialogu strategjik që sot Amerika e pezulloi shkaku i veprimeve e deklarimeve nga qeveria e drejtuar nga Kurti?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.