Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.
Në njoftim të QKUK-së thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave.
“Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror!”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Shneta/