Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Koha më e mirë për të ngrënë darkë për tretje dhe gjumë më të mirë

Jetë 23/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koha kur hani mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe ajo që hani. Studimet tregojnë se ngrënia e darkës në përputhje me ritmin cirkadian – ora e brendshme biologjike e trupit mund të përmirësojë tretjen, metabolizmin dhe cilësinë e gjumit.

Ritmi cirkadian rregullon procese si gjumi dhe zgjimi, ushqyerja dhe agjërimi, si dhe funksione fiziologjike, përfshirë hormonet dhe punën e zemrës. Një hormon kyç në këtë proces është melatonina, e cila sinjalizon trupin kur është koha për të pushuar, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Koha ideale për të ngrënë darkë varet më shumë nga “nata biologjike” e secilit individ sesa nga ora në mur. Nata biologjike fillon kur trupi nis të prodhojë melatoninë. Për disa njerëz kjo ndodh herët, rreth orës 19:00, ndërsa për të tjerë shumë më vonë. Të ngrënit vonë, kur niveli i melatoninës është i lartë, mund të ndikojë negativisht në sheqerin në gjak, pasi ky hormon ul sekretimin e insulinës.

Ekspertët rekomandojnë që darka të përfundojë të paktën dy deri në tre orë para gjumit, ndërsa disa sugjerojnë edhe katër orë, pasi tretja e plotë kërkon kohë. Në mënyrë ideale, mëngjesi duhet të konsumohet një deri në dy orë pas zgjimit.

Një ritëm i rregullt ushqyerjeje ndihmon në stabilizimin e melatoninës, ul ndjenjën e urisë ekstreme dhe mbështet tretjen e shëndetshme. Rekomandohet të hani mëngjes çdo ditë, drekë pas 4–5 orësh dhe darkë disa orë para gjumit, duke shmangur ushqimin vonë në mbrëmje. Kjo qasje ndihmon trupin të funksionojë në harmoni me orën e tij të brendshme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAUV asgjëson 2064 kilogram mish pule me Salmonella spp
Artikulli i rradhës 6 shkaqe të kolesterolit të lartë te gratë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.