Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kojqiqi: Mburren për shërbime 24 orëshe, por pacientët vdesin duke pritur në listë

Lajme 07/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiokirurgu Fatos Kojqiqi ka kritikuar ashpër udhëheqësit e shëndetësisë në Kosovë për trajtimin e pacientëve me sëmundje të zemrës.

Kritikat e tij vijnë pas fillimit të shërbimeve 24 orëshe në Klinikën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK, ku ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se pacientët nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë shërim në spitale private ku kostoja është shumë më e lartë.

Poashtu Ismaili deklaroi se vetëm vitin e kaluar janë paguar nga buxheti i shtetit rreth 2 milionë euro për shërimin e pacientëve me sëmundje të zemrës dhe shërbimi 24 orësh synon uljen e këtyre shpenzimeve.

Kojqiqi thotë se shteti po e konsideron jetën e pacientëve si të pavlerë, derisa paguan miliona euro për kompanitë e mbushjes së shisheve me ujë dhe nuk paguan dhjetë herë më pak për të shpëtuar jetën e qytetarëve, transmeton Gazeta Shneta.

“Lista e pritjes me sëmundje te zemrës është marrëzia më e madhe që mund të ndodh në Kosovë. Në ketë listë ka pacientë nga viti 2015 me indikacion për futje me prioritet të lartë e edhe urgjente në sallë operacioni. Nga kjo listë vdesin çdo dite pacient (ata që nuk kanë mundësi financiare), disa të tjerë që kanë mundësi financiare operohen në qendra tjera brenda dhe jashtë vendit”, deklaron mjeku.

Kojqiqi, i cili punon në Spitalin Amerikan, ka kritikuar tutje duke kërkuar përgjigje nëse është më e rëndësishme që shteti të kursej para, apo të paguaj për shërimin e pacientëve në spitale private.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Shërbimi 24/7 ne 365 tani me prej 2015 standard ne Spitalin Amerikan.

Deri sa lista e pritjes ne QKUK per trajtimin e Pacientve me Smundje te zemres arrin ne 700 Pacient.

A është me të vërtet kaq e pavlerë jeta e Pacientve( te sëmurve) kosovar. Si mund te imagjinohet që shteti i ketyre qytetarve është në gjendje të paguaj miliona Euro për amortizim makinerish te kompanive te medha, miliona Euro për kompanit e mbushjes se shisheve me ujë dhe nuk është në gjendje të paguaj një shume dhjetë herë me të ulët për të shpëtuar jetën e qytetarve të vet.

Lista e pritjes me smundje te zemres është marrëzia më e madhe që mund të ndodh ne Kosovë. Në ketë list ka Pacient nga viti 2015 me indikacion per futje me prioritet te larte e edhe urgjente ne sall operacioni. Nga kjo List vdesin çdo dite Pacient ( ata që NUK kan mundesi financiare), disa te tjere qe kane mundesi financiare operohen ne qendra tjera mbrenda dhe jashte vendit.

Udheqësit politikë dhe shëndetsor përgjegjes për trajtimin e ketyre Pacientve mburren se Shteti do kursej ne kete vit 2 milion Euro duke rrezikuar çdo dite jeten e qyetetarve te vet.

Cfare përgjegjesi kane koleget qe per ndonje mburrje, dekorat apo permendore, fusin Pacientet qe kerkojn thjesht nje sherbim mjeksor që iu takon, ne Lista pritjesh ?

A eshte me te vertet me e rendesishme qe Pacientet te vdesin ne shtepi sesa te marrin një sherbim ne nje Spital tjeter privat( i cili paguan taksa ne buxhet te shtetit) mbrenda Kosoves dhe te kan te drejten te jetojn.

Ky shërbim mjeksor ju takon te gjithve. Ne si mjek dueht te shpetojm jeten e tyre duke zgjedhur problemet e tyre me prioritet qe smundja kerkon. Berja politik me jeten e Pacientve, berja biznes me jeten e tyre eshte marrezia me e madhe qe ky vend toleron për qyetetaret e vet. Ky vend ka humbur orientimin ne shume drejtime e poshtu edhe ne sistemin shëndetsor.

Personat e papergjegjshem qe dalin ne TV dhe mburren per kryrjen e operacionit te pare me sukses ne QKUK, duke mos permendur fare qe 4 te tjere me po ate smundje dhe ne po ate muaj kane vdekur ne po ate klinik, nuk kan prioretet shendetin e Pacientve. Ky eshte nje ofendim i rende qe iu behet atyre qe kan humbur jeten, familjarve te tyre dhe nje informacion mashtrues per te tjeret.

Ne na duhen expert mjeksor për të bere nje Sistem shendetsor qe ka prioritet jeten e Pacintve, sherbim mjeksor cilesor per qytetaret e vete, pa malteruar ata, mbrenda vendit.

Ne na dueht nje sherbim cilesor ne Spitalet publike,nje sherbim edhe me cilesor ne spitalet private. Nga nje konkurenc e ndershme mbrenda vendit per nje mjeksi cilesore, perfitojn vetem Pacientet dhe vendi.

Edhe une paguaj Taksa per buxhetin e ketij shteti.

Artikulli paraprakForcimi i barkut gjatë shtatzënisë, kur duhet të shqetësohemi
Artikulli i rradhës Të brendshmet e rrezikshme që gratë duhet të shmangin, sipas gjinekologes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.