Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Forcimi i barkut gjatë shtatzënisë, kur duhet të shqetësohemi

Këshilla për shtatzëna 07/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh gjatë shtatzënisë mund të ndodh që barku të forcohet dhe ne do të iu këshillonim që nëse ky problem do të ishte i shpeshtë të kontaktonit gjinekologun tuaj.

Kur fillon të shfaqet ky forcim i barkut?

Duhet të dini se ky është një problem që ndodh shpesh tek gratë pavarësisht muajit të shtatzanisë, duke u shfaqur fillimisht rreth muajit të 5.

Cilat janë shkaqet e këtij forcimi?

Kjo ndjesi fryrje dhe forcimi në bark gjatë shtatzënisë mund të shkaktohet nga lodhja por mund të jetë edhe diçka fiziologjike që lidhet me mitrën. Ju mund të ndieni këtë ndjesi pasi keni kaluar një ditë të lodhshme, kur kaloni shumë orë në këmbë, kur udhëtoni për një kohë të gjatë etj. Pra ky problem konsiderohet si një sinjal që tregon se ka ardhur momenti të bëni një pushim.

Nëse ky forcim shfaqet në muajt e fundit të shtatzënisë mund të jeni duke përjetuar kontraktimet parapërgatitore, ndërsa gjatë muajve të parë mund të shkaktohet nga ndonjë problem intestinal. Në përgjithësi nuk duhet të shqetësoheni, e kundërta duhet të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh shpesh gjatë ditës. Kontakti me mjekun është me rëndësi.

Si të veprojmë?

Nëse ky forcim ka ardhur si pasojë e një aktiviteti fizik (për shembull palestër të posaçme për shtatzëninë), ju duhet të ndërprisni menjëherë stërvitjen dhe të filloni në vazhdim të praktikoni një sport më të lehtë. Nëse ai shkaktohet nga stresi apo lodhja duhet të merrni frymë thellë sikur po meditoni dhe të përpiqeni të qetësoheni.

Shpesh kjo fryrje dhe forcim mund të shkaktohet edhe nga një tretje jo e mirë, dhe në këtë rast duhet të konsumoni ushqime më të lehta, shumë të tretshme, të eliminoni kafenë nga dieta juaj, gjithashtu çokollatën dhe pijet me gaz të cilat mund të stimulojnë kontraktimet e fibrave muskulore abdominale./pernenat

Artikulli paraprakGjakderdhja anale, shenjë e sëmundjeve kancerogjene
Artikulli i rradhës Kojqiqi: Mburren për shërbime 24 orëshe, por pacientët vdesin duke pritur në listë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.